Punonjësit dhe fondi per ndërtimin “Cassa Edile”
Shërbimet tona për punonjësit e ndërtimit
Ndër detyrat tona më te rendsishme bën pjesë edhe pagesa e të ardhurave për pushimet verore ose ato të fund vitit te quajtura ndryshe “kursime”. Këto shuma mblidhen çdo muaj nga firmat e regjistruara në Fondin e Ndërtimit “Cassa Edile”.Shumat e vëna mënjanë – fondet rezervë shkruhen në pagë për të lejuar derdhjen e taksave dhe nuk përbëjnë, siç mendohet gabimisht, një zbritje por përkundrazi një rritje të pagës muore, e cila llogaritet mbi çdo orë pune të kryer.
Enti ynë duhet të kontrollojë që ndërmarrjet të kryejnë me përpikmëri këto pagesa, gjithashtu që shumat e derdhura t’u përgjigjen tabelave për pagën në fuqi sipas ligjit në provincën tonë e që orët e punës mos të jenë më pak se 8 orë ditore.
Të gjitha firmat edhe ato jashtë province duhet të paguajnë me detyrim çdo muaj shumat e lartpërmendura.
Likuidimi i pushimeve ose lejes së zakonshme përfshin depozitimet që i përkasin periudhës që shkon nga tetori i një viti deri në prillin e vitit pasardhës dhe ndodh maksimumi brënda datës 15 të muajit korrik. Shpërblimi i Krishtlindjeve përfshin muajt që shkojnë nga maji deri në shtator të çdo viti dhe duhet likuiduar brënda dhe jo më tej se data 15 e muajit dhjetor.
Shumë punonjës për shkak të gabimeve të bëra gjatë marrjes së të dhënave personale, në veçanti të rezidencës, nuk vijnë të tërheqin shumën që i takon.
Është i nevojshëm pra një kontroll i vëmendshëm mbi adresën, datën e lindjes, kodit fiskal etj., e mbi të gjitha njoftimi i menjëhershëm nga ana juaj nëse keni bërë ndryshime nga të dhënat që kini deklaruar në momentin e regjistrimit tek Cassa.
Shumë i rëndësishëm është numri i llogarisë bankare ose postare (bancoposta) që lejon likuidimin e drejpërdrejt, me siguri maksimale dhe të menjëhershëm.
Kush ndërron punë ose kthehet përgjithnjë në vendlindje, ka të drejtë për likuidimin paraprak të fondeve rezervë, me kusht që të paraqisin dokumentat e kërkuara ( deklaratë nga punëdhënësi i ri, komunikimin e pushimit nga puna dhe biletën e avionit etj.).
Gjatë javës së parë të muajit maj Cassa likuidon vjetërsinë profesionale në ndërtim: ky shërbim i drejtohet punëtorve që kanë kryer gjatë një dyvjeçari (me kohëzgjatje nga tetori i një viti deri ne shtatorin e dy viteve më vonë), të paktën 2.100 orë të regjistruaranë Cassa. Llogariten gjithashtu dhe orët e punës normale të derdhura në arkat e Cassa në vitin e dytë të dyvjeçarit (tetor/shtator) e më pas kryhet likuidimi i tyre në bazë të tarifave të përcaktuara nga kontrata. Përveç kesaj, Fondi i Nërtimit bën të mundur edhe dhënien e shërbimeve shëndetesore dhe asistenciale, të cilat mund të kërkohen nëpërmjet formularëve të bashkangjitur në këtë faqe interneti.
Ju kujtojmë në fund se, duke nisur nga muaji maj i çdo viti, ju dërgohen veshjet.
Pagesat për punonjësit:
- Korrik – të ardhurat e depozituara nga firma juaj nga tetori deri në prill (pagesa për pushimet verore)
- Dhjetor – të ardhurat e depozituara nga firma juaj nga maji deri në shtator (pagesa e fund vitit)
- Maj – bonusi për vjetersi professionale ne ndertim
- Nëse ndërroni sektorin e punës – ose ju skadon leja e qëndrimit dhe ktheheni në atdhe ju këshillojme që të merrni kontakt me zyrat tona!
Pagesat bëhen nëpërmjet llogarisë bankare ose postale, në mungese mund t’ju dergojmë një urdher xhirimi, shumat e të cilit mund të tërhiqen nëpërmjet zyrave të postës (Posta italiane).
E rëndësishme
- kontrolloni të dhënat personale që i keni komunikuar te Cassa;
- senjalizoni numrin e llogarisë rrjedhëse bankare ose postare;
- plotësoni në të gjitha pjesët e saja deklaratën për pranim;
- komunikoni çfarëdo ndryshim të të dhënave që kini deklaruar më parë tek Cassa (adresë, numrin e llogarisë, numrin e telefonit, etj.);
- merini në mënyrë kostante infomacionet e duhura.
Për informazione më të hollësishme kontaktoni me një nga personat më poshtë:
Tel.: |
0471 305 030 |
E-mail: |
arbeiter@bauarbeiterkasse.bz.it |
lavoratori@cassaedile.bz.it |